Transmetuar më 10-01-2018, 13:26

E keni parasysh shqiptarin që ëndërron Italinë dhe rrezikon jetën në gomone vetëm për të arritur në tokën e një mijë mundësive, siç reklamohet në televizionet italiane?

Tashmë do e rrëzoni stereotipin e viteve ‘90, pasi tani është Shqipëria vendi i mundësive. Jo vetëm për shkak të dhjetëra mijëra banorëve të kthyer në vendin e origjinës, pasi studiuan në shkollat dhe universitetet italiane dhe pasi mësuan një zanat… por edhe për italianët.

Mes 2 milionë e 800 mijë shqiptarëve autoktonë, janë edhe 480 mijë shqiptarë në Itali. Kjo pasi në Shqipëri rrogat janë të ulëta dhe ekziston një sistem drejtësie i përgfshirë nga korrupsioni dhe vendimet komprometuese, ku drejtësia është edhe një prej pesë kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian.

“Këtu arrijmë të depërtojmë dhe të shprehemi me cilësi që në Itali është e rrallë, thuajse e pamundur”, thotë Marco Casamonti i “Studio Archea”, teksa bën guidën në stadiumin e ri që është në ndërtim në zemër të Tiranës, i dizenjuar prej tij me një hotel prej 35 katesh, me dyqane, qendra mjekësore dhe palestra.

Çështje kostoje, mundësi për të eksperimentuar dhe shkëlqyer, për standardin e shqiptarëve me rrogë mujore mesatare 300 euro në muaj.

“Është një faktor vendimtar, por nuk është i vetmi”, thotë Casamonti për ‘L’Esspreso’, citon Noa.al.

Ai shton se tashmë në Shqipëri mund të punohet me një mënyrë të cilën e cilëson “rilindëse”.

Mund të kesh kontrollin direkt mbi çdo fazë, ndërkohë stadiumi do të jetë gati në dy vite e gjysëm. Në Shqipëri është e njohur ndikimi i arkitekturës italiane, si në ministri, në Pallatin e Kulturës, Muzeun Kombëtar, Akademinë e Arteve, Bankën e Shqipërisë, etj., deri në masterplanin e Stefano Boeri për vitin 2030, i alternuar me dekorime dhe ngjyrat e flamurit kombëtar, i ndikuar dhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili gjithashtu është artist.

Rrëfimi i Casamontit shërben për të kuptuar dhe zbuluar elementë që motivojnë italianët të cilët mahniten në “kantierin Shqipëri”.

Italia furnizon me shumë produkte Shqipërinë, ku si shembull mund të merret Vincenzo Pastoressa, prodhues i mocarelës. Ai e dërgon në Tiranë që prei vitit 1995.

Aktualisht thotë Pastoressa, ferma e tij italiane, e përbërë vetëm nga gra, mbulon 80% të tregut në Tiranë, në supermarkete, hotele, restorante italiane dhe shqiptare. Çdo fundjavë ai kthehet në Bari tek e shoqja, ndërsa vajza e tij studion Mjekësi në Tiranë, në një universitet privat.

“Për shkak të ushqimit natyral të lopëve në fshatrat përreth Tiranës, gjendet shija që në Itali gjendej 30 apo 40 vite më parë dhe që tani nuk gjendet më”, thotë ai, shkruan Noa.al.

Lindin kështu ndërmarrje dhe biznese të cilat për shkak të kombinimit të rastësisë dhe llogaritjeve dhe dëshirës për të ndërtuar jetën duke dalë nga një zonë komforti, krijojnë të tjera mundësi.

Ishte drejtoreshë financiare e “Peroni”, më pas përfaqësuese ekzekutive e “Mercedes” në Singapor, Irene Tosti, e cila nuk dinte të dallonte një bimë me vlerë nga një barishte.

Më pas një ekspeditë bamirësia në Kilimanxharo, bëri që të zbulojë se po shkatërrojmë planetin, një tezë të cilën vendosi ta zbatojë në natyrën e egër në Shqipëri.

Kështu e gjeti veten në një fermë biologjike jo shumë larg Durrësit, ku kultivon bimë medicinave dhe që përdoren për integratorë ushqimorë, ku klientët janë gjermanë, austriakë, zviceranë, kroatë dhe italianë. Ajo di që në Shqipëri vetëm nga rigoni i bardhë rriten 200 lloje.

Por jo çdo gjë shkon vaj, pasi telashe kanë kombinuar edhe italianët, ku disa sipërmarrës 16-vjeçarë morën me qira një zyrë luksoze në Tiranë, u zhdukën në hiç brenda dy muajve. Apo Francesco Bechetti që dy vite më parë, pasi provoi në sektorin hidroenergjetik, investoi dhe në televizionin Agon Channel, por që shumë shpejtë u zhduk nga tregu, ku jo pak akuza rënduan ndaj tij.

Në shpërthimin e investimeve në Shqipëri, në një vend ku 60% e eksportit përfundon në Itali, rol të rëndësishëm luajti edhe globalizimi. Në Tiranë, ashtu si në brigjet e Vlorës dhe Durrësit, kirurgë dhe dentistë italianë, ribëjnë dhëmnët, gjokset, hundën, mollëzat, të pasmet pacientëve shqiptarë dhe italianë, të cilët vijnë enkas për shkak të çimemve të lira në Shqipëri.

Nuk bëhet fjalë për të diplomuar si Renzo Bossi, pseudo-studenti i cili rezultoi me diplomë në Shqipëri pa frekuentuar asnjëherë universitetin “Kristal”, i cili u mbyll nga qeveria, shkruan Noa.al.

Por ka universitete të tjera, ku japin mësim mësues italian në gjuhën italiane dhe që frekuentohen nga qindra talianë çdo vië.

“Paguajmë 8 mijë euro në vit për studim, por shpenzojmë pak për të jetuar dhe në darkë dalim në Bllok, thuajse të gjithë flasin italisht, edhe pse më të rinjtë po orientohen kryesisht drejt anglishtes. Ne gjuhën e tyre nuk e studiojmë, vetëm ndonjë fjalë tek tuk”, thotë një student italian në Shqipëri.

Nëse do të kompletojnë 6 vite studime, sqaron rektori Bruno Giardina, do të kenë një diplomë të njëjtë si universiteti i Romës, Tor Vergata, apo ai i Barit për Ekonomi dhe Farmaci, apo si i Firenzes në Arkitekturë… ose ndoshta do të qëndrojnë.

Ajo, Francesca, në Tiranë erdhi me dy fëmijë të vegjël, duke ndjekur të shoqin inxhinier Gianmaria Picchi, i cili u dërgua nga ndërmarrja e Rovigo për të ndërtuar landfillin e mbetjeve të qytetit.

Pas mbarimit të punës, në vend që të kthehej, ai gjeti një tjetër dhe tashmë edhe ajo, e cila e pasionuar pas bizhuterive, hapi një laborator, ku ka punësuar të rinj nga provinca dhe prodhojnë bizhu artizanale dhe aksesorë mode, të destinuar për në tregun italian.

Një hap pas tjetrit dhe shtrin rrënjët, deri sa nuk ikën më… Kështu siç ndodhi me Luigi Nidito, një 72-vjeçar italian, botues, i cili ndan bindjen se Shqipëria është e gjallë, e varfër, e hapur dhe plotë dëshirë për t’u rritur, por jo një vend për të moshuarit.

Nidito në Tiranë, është përfaqësues plastik i aforizmës së Ajnshtajnit, sipas të cilit dallimi midis të tashmes, së kaluarës dhe së ardhmes është një iluzion i ngulët: ai ka një histori të betejave socialiste dhe politike, kontaktet e para i mori dyzet vjet më parë, pastaj një udhëtim në vit, nga ‘95 për 15 ditë në muaj dhe pothuajse të qëndrueshme që nga viti 2007 me gruan e tij Simona.

Ai ka përkthyer Guareschin dhe Pirandellon, dhe publikon thuajse pesë libra në vit për çmim mesatar 5 euro.

Jetën e tij në Shqipëri ai e përkufizon me këto fjalë: “Një det me kontradikta, optimizëm dhe durimi të një populli që shikon përpara mes betejës kulturore dhe pasionit politik. Epo po: këtu u kthehem gjashtëdhjetëvjeçarëve të mi! Çfarë mund të shpresoja për më mirë?” /a.ymeraj/noa.al