Transmetuar më 10-01-2018, 12:47

Modelja Emina Cunmulaj është një ndër personazhet më të veçanta në showbizin shqiptar. Bukuroshja pak javë me parë ndau me ne lajmin e mirë se do të bëhet nënë për herë të dytë.

Nuk është nga ato personazhe që zgjedhë të postojë mesazhe të koduara, për të qenë në vëmendjen e mediave rozë për një kohë sa më të gjatë, përkundrazi. Lajmin për shtatzëninë e dytë e dha ajo vetë, e ndërsa na tregoi edhe gjininë e bebit që është një djalë.

Por së fundmi ajo ka qenë në dilemë sesi t’i presë flokët. Gjatë gjithë kohës publikon foto në Instastory ku ju kërkon mendim ndjekësve të saj, se çfarë modeli duhet të bëjë.

Për këtë ndryshim që ajo po mendon këtë periudhë i ka kërkuar mendim edhe bashkëshortit të saj, ku i dërgon një foto të një vajze me flokë të shkurtra fare.

Duke ditur me siguri shijet e partnerit, ajo e pyet se a do divorcohej me të nëse do i priste flokët me këtë model? Shkurt dhe saktë Sam i përgjigjet “Po”. Emina mesa duket duhet të mednohet mirë përpara se të ndërmarrë një hap të tillë. /b.l/noa.al/