Transmetuar më 10-01-2018, 12:22

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku, ka shkuar sot në ministrinë e Brendshme, për t’u takuar me ministrin Fatmir Xhafaj.

Takimi mes Markut dhe Xhafajt vjen pas një sërë lëvizjesh në Prokurori.

Mësohet se takimi mes tyre ka zgjatur për afro 45 minuta dhe më tej kryeprokurorja është larguar.

Kujtojmë se për shkak të shkarkimeve që mbajnë firmën e saj, kryeprokurorja Marku është kallëzuar dy herë.

Kallëzimi i parë u bë nga prokurorja Rovena Gashi, e cila kundërshton urdhrin e lirimit të saj nga pozicioni i Drejtorit të Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë.

Ndërkohë sot, ish-kreu i prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina, ka depozituar një kallëzim penal për kryeprokuroren Arta Marku.

Gina i cili është bashkëshorti i Rovena Gashit, pretendon se kryeprokurorja ka shkelur ligjin me vendimin për shkarkimin e tij nga detyra dhe e akuzon për “shpërdorim detyre”. /a.y/noa.al