Transmetuar më 10-01-2018, 10:50

Ndodh rrallë që këngëtarja të eksperiemtojë me look-un dhe po aq rrallë edhe të guxojë me veshjet skenike ose edhe me ato të përditshmërisë. Po flasim për këngëtaren Elhaida Dani e cila kohët e fundit, është shfaqur edhe me fashioniste.

Nëse sheh postimet e fundit të këngëtares shkodrane në Instagramin e saj, vëren lehtësisht se nuk ka asgjë më pak krahasuar me shumë vajza të njohura të modës apo blogere që ekspozojnë veshjet apo trendet e stinës.

Elegante, casual, e kuruar me natyralitet, Elhaida di ta ruajë origjinalitetin edhe kur i largohet atij pak më shumë.

Por këtë herë artistja bukuroshe e ka ndryshuar tërësisht pamjen. Elhaida postoi pak orë më parë një foto në të cilën i thotë lamtumirë flokëve të errëta.

Tashmë ajo ka shfaqur në Instagram look-un e saj të ri që e ndryshon tërësisht dhe i jep një hije tjetër. Këngëtarja e talentuar shqiptare i ka lyer flokët e saj në ngjyrë bjonde dhe duhet ta pranojmë që duket shumë bukur.

“Blonde series”, shkruan ajo në foton e ndarë me ndjekësit e saj ku ata nuk kanë hezituar t’i shkruajnë asaj se sa bukur duket.  /b.l/noa.al/