Transmetuar më 10-01-2018, 08:59

Ai erdhi në jetë si një dhuratë e mrekullueshme për Vitin e Ri. Aktorja 36-vjeçare, Jessica Alba ka ditur të tërheqë vëmendjen e të gjithëve me një foto shumë të bukur të postuar në Instagramin e saj. 

Në një foto të shkëputur nga një video vajza e madhe e Jessica-s mban vëllain e saj, Hayes Alba Warren në duar dhe e puth në ballë. Foto duket si rituali i mëngjesit në familjen e aktores së njohur. 

Por edhe pse ka vetëm një javë që ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë Alba ka bërë edhe  daljen e saj të parë publike.

Aktorja e veshur sportive, ndërsa mbante djalin në krahë, duket në formë të shkëlqyer, ku  shenjat e shtatzënisë nuk shihen asgjëkund.

Jessica dhe bashkëshorti i saj Cash dolën shëtitje me djalin e tyre te sapolindur për herë të parë në Beverly Hills. Ata janë prindër edhe ty dy vajzave të vogla. /b.l/noa.al/