Transmetuar më 10-01-2018, 07:59

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë goditur prej një dimri të pashembullt dhe pas gati 30 vitesh ka rënë borë edhe në Florida.

Ky i ftohtë e ka bërë të vështirë jetesën jo vetëm për njerëzit por edhe kafshët të cilat jetojnë në ujë. Një park në Karolinën Jugore ka publikuar disa pamje të aligatorëve në një liqen të ngrirë.

Ata janë plotësisht të rrethuar nga akulli, duke lënë vetëm kokat e tyre jashtë sa për të marrë frymë.

Duke qëndruar në temperatura të ulëta, ata në këtë mënyrë ngadalësojnë metabolizmin e tyre për të mbijetuar. Shefi i parkut Charlote, Georgi Hauard shpjegoi këtë teknikë të mbijetesës.

"Ky është mekanizmi që i ndihmon ata të vazhdojnë të  marrin frymë, edhe nëse gjithçka rreth tyre është e ngrirë. Ky është një mekanizëm krejtësisht normal mbijetese për krokodilët", tha ai. 

Pamjet e pabesueshme janë parë rreth 400,000 herë në internet që kur janë ngarkuar të hënën e kësaj jave. /b.l/noa.al/