Transmetuar më 10-01-2018, 07:48

Lindja është një pjesë natyrale e jetës dhe shumë e bukur, aq më tepër për një vëlla apo një motër që është aty kur dikush tjetër vjen në jetë. Krijohet një lidhje e ngushtë që zgjat gjithë jetën.

Këtë ka bërë edhe një vogëlushe 3-vjeçare, që siç shkruan “The Indipendent” ndihmon të ëmën teksa lind. Fotot e saj janë bërë virale në internet. 

Nënë e 2 fëmijëve, Rebecca Joseloff nga New York donte me çdo kusht që vajza 3-vjeçare të ishte aty teksa i vëllai vinte në jetë. Dhe kur momenti erdhi ajo jo vetëm që ishte aty, por u përfshi në proces duke ndihmuar të ëmën të lindte. 

I gjithë procesi është i dokumentuar në fotografi të cilat janë shpërndarë në rrjete sociale duke u bërë menjëherë virale. Ngjarja është diskutuar shumë në Facebook dhe komentet kanë qenë nga më të ndryshmet. 

Disa e kanë quajtur traumatizuese që një fëmijë të jetë i pranishëm gjatë atij proçesi, e ndërsa të tjerë kanë qenë të idesë se fëmijët i perceptojnë gjërat ashtu si i përçojnë të rriturit dhe se nuk ka asgjë të keqe. /b.l/noa.al/