Transmetuar më 10-01-2018, 07:30

Drejtori i Komunikimit në zyrën e Kryeministrit Edi Rama mban gjithçka të fshehtë nga jeta e tij.

Martesa u mor vesh vetëm më vonë, si dhe lindja e fëmijës së parë dhe kështu ka ndodhur dhe me lindjen e fëmijës së dytë.

Djali i Endri Fugës ka lindur para dy muajsh, shkruan "newsbomb", por është mësuar vetëm tani nga media.

Endri Fuga dhe bashkëshortja e tij, Besa Pëllumbi tashmë janë prindër të një vajze dhe një djali.

Endri është martuar me Besën para disa vitesh, ndërkohë që drejton zyrën e komunikimit të Këshillit të Ministrave që gjatë qeverisjes së parë të Ramës.

Besa është vajza e avokatit Mark Pëllumbi dhe punon si juriste. Djali i çiftit gëzon shëndet të plotë dhe ka sjellë lumturi në jetën e tyre. /b.l/noa.al/