Transmetuar më 09-01-2018, 22:41

Pas përfundimit të ‘C’est la vie’, zbulohet emisioni i ri që do prezantojë Marina Vjollca në Tvklan.

Vetëm dy ditë më parë, programi “C’est la vie” në televizionin ‘Klan” uli siparin me një mbrëmje finale spektakolare, ku fitues u shpall dyshja Kristi Karkanaqe dhe Lind Islami.

Por nëse menduat se do t’ju merrte malli për prezencën e moderatores Marina Vjollca në ekran, atëherë nuk duhet të shqetësoheni.

Burime për “Xing.al” kanë bërë me dije se Vjollca për pak muaj do t’i rikthehet sërish moderimit, në një emision që po pritet me padurim.

Bëhet fjalë për emisionin “Ferma”, që siç është bërë e ditur më parë, pritet të fillojë këtë vit në ekranin e televizionit “Klan”.

Në emisionin në fjalë që do të jetë në formën e reality show-t, personazhe VIP do të jetojnë në një fermë dhe në përditshmërinë e tyre, do të kujdesen për kafshët dhe do të bëjnë të gjitha punët që bëjnë fermerët.