Transmetuar më 09-01-2018, 18:57

Një grua ka gjetur vdekjen pasi hëngri 24 midhje të gjalla dhe të papërpunuara, duke kontaktuar me një virus vdekjeprurës të mishit.

Jeanette LeBlanc, 55 vjeç, filloi të vërejë simptomat brenda dy ditëve pasi hëngri midhjet, në një treg të Teksasit në SHBA.

Asaj nisi t'i "hahej" mishi e gjallë.

Këmbët e saj filluan të rrënoheshin duke iu bërë lëkura e zezë, siç edhe e shihni në foto.

Jeanette luftoi kundër baktereve vdekjeprurëse për 21 ditë, por vdiq më 15 tetor të vitit të shkuar.Vdekja e Jeanette u shkaktua nga një rast i rëndë vibrio, një infeksion që ushqehej nga ushqimi zakonisht i shkaktuar nga ngrirja e peshkut të papërpunuar.

Simptomat përfshijnë diarre, vjellje, ethe dhe të dridhura, simptoma të cilat zakonisht ndodhin nga maji deri në tetor në periudhën e muajve të ngrohtë. /k.k/noa.al/