Transmetuar më 09-01-2018, 18:39

Një i ri nga Shqipëria është ndaluar nga policia italiane, në zonën e quajtur Brogomeduna,  provincë e Pordenones.

Mësohet se ai është Edison Troksi, i cili rezulton me një qëndrim të rregullt në vendin fqinj.

28-vjeçari u ndalua nga policët teksa ai po lëvizte me mjetin e tij “Mercedes Class”, ndërsa patrulla vuri re nervozitetin që e karakterizonte të riun.

Menjëherë ata kanë ushtruar një kontroll brenda automjetit, ku në bagazh, brenda një karroce, karabinierët zbuluan 4.3 kg marijuanë.

I riu u arrestua për trafik të paligjshëm të drogës, ndërsa po hetohet për të rënë në gjurmët e origjinës së drogës, e cila kap vlerën e 40 mijë eurove. /k.k/noa.al/