Transmetuar më 09-01-2018, 17:02

Mohammed Saleh, vogëlushi 2 vjeç i cili humbi këmbët 8 muaj më parë pas një aksidenti tragjik ku u përplas nga treni, tashmë është duke përjetuar një mrekulli.

Saleh u përplas nga treni kur po kalonte rrugën me nënën e tij, e cila humbi jetën, por fakti që personat e pranishëm nxituan për të dërguar vogëlushin në spital dhe i vendosën gjymtyrët e tij në një kuti plastike të mbushur me akull, bëri mrekullinë e pabesueshme.

Pas operacionit që zgjati 7 orë, kirurgët arritën ti ngjisnin këmbët dhe 2-vjeçari mund të ecë sërish.

“Djali është monitoruar intensivisht dhe ka bërë një rikuperim të mirë. Ai i është nënshtruar operacioneve të lëkurës dhe procedurave të heqjes së implantit. Kockat e thyera janë bashkuar dhe tani është në gjendje të ecë në mënyrë të pavarur.

Ai ka rikuperuar mirë fuqinë e muskujve dhe njohjen sensoriale në të dyja gjymtyrët e tij të bashkuara", u shpreh Doktor Dinesh Kadam që kreu këtë operacion.

Muhamedi thuhet se është pacienti i parë i suksesshëm që i nënshtrohet këtij operacioni në Indi dhe më i riu në botë. Ekspertët pretendojnë se rilidhja e suksesshme e dy gjymtyrëve ka ndodhur vetëm 13 herë në botë më parë dhe vetëm katër herë tek pacientë fëmijë. /b.l/noa.al/