Transmetuar më 09-01-2018, 16:14

Romantikët pohojnë që sytë janë pasqyra e shpirtit, ndërsa mjekët shprehen që zbulojnë gjendjen shëndetësore. Oftalmologët në retinën e syrit mund të gjejnë dhe diagnostikojnë një spektër të gjerë të sëmundjeve, nga diabeti, sëmundja e mëlçisë e deri te sëmundjet kardiovaskulare.

1. Bebëzat e çrregullta - Bebëzat përndryshe janë simetrike, të njëjta në madhësi dhe reagojnë në mënyrën e njëjtë në kontakt me diellin. Në rastin kur njëra bebëz është më e madhe ose më vogël se tjetra mund të tregojë për një problem mjekësor. Ekspertët pohojnë që njerëzit me bebëza të ndryshme kanë rrezik më të madh nga sulmi në tru, tumori në tru ose aneurizmi.

2. Sytë e thatë të ndjeshëm në dritë- Nëse sytë tuaj janë gjithmonë të thatë dhe të ndjeshëm në dritë, kjo mund të jetë shenjë e një çrregullimi kronik të sistemit të imunitetit të ashtuquajtur sindroma Sjorgen, i cili dëmton funksionimin e gjëndrave në sy dhe gojë. Kjo sindromë më së shpeshti prek femrat në të 40-at me sëmundjet autoimune si artriti reumatoid dhe lupusi.

3. Kruajtja- Sytë dhe zona rreth syve është jashtëzakonisht e ndjeshme në infeksione dhe alergji. Kruajtja e syve më së shpeshti është pasojë e alergjive në pluhur, qimet e kafshëve shtëpiake, por edhe grimcave të ajrit.

4. Fryrja- Nëse sytë i keni të fryrë kjo mund të jetë shenjë e mungesës kronike të gjumit. Gjatë gjumit lëngu natyral rrjedh nëpër trup, por mungesa e gjumit shkakton mbajtjen në zonën rreth syve, për shkak edhe sytë janë të fryrë dhe të kuq.

5. Sytë e skuqur- Sytë e skuqur dhe enët e pëlcitura të gjakut janë shenjë e tensionit të lartë, i cili rrit rrezikun nga sulmi në tru.