Transmetuar më 09-01-2018, 14:21

Një i ri nga Tunizia i cili banonte në Piemonte gjeti vdekjen në bordin e tragetit GNV (Grandi Navi Veloci) gjatë udhëtimit të tij nga porti i Tunizis në atë të Gjenevës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme ku i riu udhëtonte i vetëm në bordin e tragetit dhe sapo kishte kërkuar ndihmën e ekuipazhit më pas kishte humbur vetëdijen duke i rënë të fikët.

Menjëherë në ndihmë 20 vjeçarit i ka ardhur mjeku i bordit, por pavarësisht trajtimit të tij, i riu ka përfunduar fillimisht në gjendje kome dhe më pas ka ndërruar jetë.

Nga hetimet paprake dyshohet se 20 vjeçari ka pësuar një krizë hipoglikemike, për shkak të një forme diabeti, sëmundje prej të cilës ai vuante prej vitesh.

Menjëherë pas kësaj tragjedie kapiteni i tragetit GNV i alarmuar është ankoruar në bordin e Genoa, ku pas konstatimit të mjekëve dyshohet se vdekja e 20 vjeçarit ka ardhur për shkaqe natyrore.

Gjithsesi gyqtari në detyrë urdhëroi dhe vendosi të bëhej autopsia e trupit të të riut, e cila do të kryhet në orët e ardhshme në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Gjenova dhe pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e vërteta të vdekjes së 20 vjeçarit. /b.l/noa.al/