Transmetuar më 09-01-2018, 14:21

Ishin gati për ta hapur për t’i bërë autopsinë kur nisi të gërhasë dhe të marrë frymë me vështirësi. Është kjo mënyra në të cilën shpëtoi 29-vjeçari Gonzalo Montoya Jimenez, një i burgosur i cili u deklarua i vdekur në repartin e terapisë intensive në spitalin e Oviedo, në Asturie të Spanjës.

Burri u përmend pasi kaloi orë të tëra në dhomën frigoriferike të morgut. Autoritetet i dhanë lajmin e trishtë familjes, pasi burri u gjet i pajetë rreth orës 08.00 të mëngjesit të së dielës.  

Jimenez edhe një natë më parë nuk ishte ndjerë mirë, ndaj u vizitua nga mjeku në qeli dhe rrahjet i zemrës i kishte të ulëta.  Punonjësit e turnit pasi konstatuan se ishte pa ndjenja e dërguan në spital, ku dhe u deklarua i vdekur nga mjekët.

Rreth mesditës, trupit do i bëhej autopsia, por pikërisht në momentin kur trupi do hapej, nisi të lëvizë dhe të nxjerrë tinguj.

Menjëherë ai u transportua në terapi intensive, ku gjëja e parë që bëri kur u përmend, ishte se kërkoi të shihte të shoqen. Ai është ende i shtruar në spital, për shkak të komplikimeve shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetën, shkruan noa.al.

Dyshohet se i riu vuan nga katalepsia, një gjendje e cila ngadalëson shenjat e jetës dhe e bën të pamundur të kuptohet, nëse pacienti është gjallë apo ka vdekur. /a.y/noa.al