Transmetuar më 09-01-2018, 13:42

Nëse i keni dhëmbët e bardhë, mundësitë janë të mëdha që edhe goja t’ju mbajë erë të freskët. Sidoqoftë, nëse i keni dhëmbët e verdhë, atëherë duhet të keni kujdes sepse goja mund t’ju mbajë erë të keqe.

Dhëmbët e bardhë dhe të rregullt janë gjithmonë më tërheqës, prandaj kujdesi ndaj tyre është një domosdoshmëri e vërtetë.

Shumë njerëz ëndërrojnë për dhëmbë të bardhë si bora, të bukur dhe të shëndetshëm, por shumë pak guxojnë të provojnë teknikat për zbardhjen e tyre.

Blogerja e modës Farah Dhukai ka zbuluar për të gjithë ndjekësit e saj sekretin që fshihet pas dhëmbëve të saj të bardhë si bora. 

Ju duhen vetëm dy përbërës: 1 lugë gjelle vaj kokosi dhe pak shafran Indie pluhur. I përzieni bashkë për të krijuar pastën, të cilën e aplikoni më pas në dhëmbë me anë të furçës së dhëmbëve.

Pastën e mbani për pesë minuta dhe më pas e shpëlani gojën. Nuk do të shihni ndryshime drastike që në fillim, por ideja është që nëse e përsërisni këtë metodë disa herë në javë, dhëmbët do të fillojnë të zbardhen gradualisht. /b.l/noa.al/