Transmetuar më 09-01-2018, 13:10

Shumë njerëz përballen me problemet e gjumit, të cilat i pengojnë të bëjnë një gjumë të qetë e të rehatshëm. Pagjumësia mund ta lerë një person të shqetësuar të nevrikosur duke shkaktuar mungesë përqëndrimi gjithashtu.

Gjetja e një zgjidhje të efektshme kërkon zbulimin e shkakut. Gati gjysma e rasteve të pagjumësisë rrjedhin nga problemet psikologjike ose emocionale.

Ngjarjet stresuese, depresioni, ose një çrregullim ankthi mund t’ju sjellin pagjumësi. Në mënyrë ideale, pasi shkaku themelor është trajtuar, pagjumësia përmirësohet.

Këshillat më poshtë mund të të ndihmojnë

Dil nga shtrati- Nëse qëndron në krevat dhe je zgjuar, i dërgon vetes tënde mesazhin e gabuar. Sa më gjatë të qëndrosh në këtë gjendje, aq më shumë acarohesh.

Medito- Një mënyrë e thjeshtë fare, merr frymë thellë. Thjesht kushtoji vëmendje ngritjes dhe rënies së frymëmarrjes dhe përqendrohu në pjesë të trupit tënd ku ndien se oksigjeni po depërton, qofshin mushkëritë apo diafragma.

Lehtëso ankthin- Në disa raste pagjumësia vjen nga shqetësimet. Truri juaj po punon me shpejtësi, duke menduar për llogarinë bankare apo për një takim të rëndësishëm nesër apo për fëmijën tuaj në telashe me shkollën. Njerëzit vazhdimisht kanë probleme kur vjen puna për të “qetësuar mendjen” gjatë natës. Duhet ta stërvitësh mendjen për të menduar për këto gjëra në kohë më të përshtatshme gjatë ditës. /b.l/noa.al/