Transmetuar më 09-01-2018, 11:27

Pjesa më e madhe e njerëzve tashmë janë bërë të varur nga rrjetet sociale dhe dihet që shumë prej nesh parapëlqejnë që shpesh herë të ndajnë me miqtë e tyre virtualë momente nga jeta e tyre.

Kjo gjë ndodh edhe me ata prindër të cilët ekspozojnë fëmijët e tyre të mitur në profilet e tyre të rrjeteve sociale.

Por të paktë prindërit italianë duhet të mos e bëjnë më këtë veprim. Kjo pasi Gjykata e Romës me një vendim të datës 23 dhjetor 2017 ka vendosur si masë ndëshkimore 10 mijë euro, për të gjithë prindërit që publikojnë foto me fëmijët minorenë në rrjetet sociale.

Ky vendim është marrë pas rastit të një djali 16-vjeçar që kërkoi mbrojtje kundër nënës së tij, e cila postonte foto dhe komente për të në web, raporton tgcom.

Bëhet fjalë për një precedent unik në Itali për mbrojtjen e minorenëve, edhe pse janë shumë vendime që kanë detyruar prindërit të çaktivizojnë profilet sociale të fëmijëve ose të heqin fotot e publikuara në faqet e tyre./b.l/noa.al/