Transmetuar më 08-01-2018, 23:42

Mesfushori i Kombëtares shqiptare Ledian Memushaj i cili aktivizohet në “Serinë A” te Benevento arrin marrëveshje për tu transferuar te skuadra e Barit.

Bari aktualisht luan në “Serinë B” dhe është pretendente kryesore për tu ngjitur në “Serinë A”.

Mediat italiane shkruajnë se Benevento dhe Bari kanë arritur marrëveshje për huazimin gjashtë mujor të mesfushorit Ledian Memushaj.

Marrëveshja parashikon që vlonjati të kalojë në Bari dhe në rast se skuadra ngritët në Serie A, atëherë ka detyrim ta blejë kartonin e tij.

Kështu, Ledian Memushaj i bashkohet një tjetër futbollisti shqiptar te Bari, mesfushorit Migjen Basha./a.k/noa.al/