Transmetuar më 08-01-2018, 23:18
Publicitet

Prej kohësh Marsi ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve të NASA-s në lidhje me misteri që përmban.

Marsi është përfolur shpesh si planeti që mund të përdoret si “banesa” alternative e njerëzimit.

Hipoteza të ndryshme janë hedhur ndër vite nëse më parë ka qenë i banueshëm apo ajo.

Imazhet e kapura së fundmi nga orbita me kamerën e zbulimit të rezolucionit të lartë në Mars zbulojnë se rajoni ka dhe disa ngjyrime të pazakonta blu.

Shkencëtarët e agjensisë më të madhe hapsinore lidhin pamjet me efektin gërryes të erës, por ende ka paqartësi. 

Ndryshimet e shkëmbinjve duket sikur janë shkaktuar po nga të njëjtat efekte si ato që ndodhin dhe në planetin tonë. 

Shtratet e formuara krijojnë dyshime nëse është era ajo që ka vepruar, vullkanet, temperaturat e ndryshushme në mënyrë drastike midis ditës dhe natës apo prezenca e mëparshme e ujit./a.k/noa.al/