Transmetuar më 08-01-2018, 20:27

Për dhjetë vite me radhë, ky djalë i ri nuk ka përtuar që të fotografojë veten e tij çdo ditë dhe t’i ruajë këto imazhe.

Derisa sot, i ka përmbledhur në këtë video të shkurtër ku fotot kalojnë me shpejtësi për të parë ndryshimin e këtij djaloshi si është sot dhe si ishte dhjetë vjet më parë.

Jordan Wilson, raporton noa.al, e nisi këtë përpjekje më 25 dhjetor 2017 kur ishte 13 vjeç dhe e vazhdoi deri këto ditë që ka mbushur 23 vjeç.

Në video shikohet si ka ndryshuar Jordan në fytyrë, tipare dhe gjatësi, por edhe në trup.

Video që përmbledh dhjetë vite foto, është bërë virale dhe ka marrë më shumë se gjashtë milionë shikime në Facebook. /noa.al/