Transmetuar më 08-01-2018, 19:36

Java që nisi largoi motin e kthjellët dhe me temperatura disi të larta krahasuar me fundin e vitit.

Tani për disa ditë, duhet të presim mot me shira, dëborë dhe temperatura disa gradë më të ulëta.

Shërbimi metereologjik Meteoalb, thotë se e marta e nesërme, 9 janar, do të qëndrojë në kushtet e kthjellimeve të alternuara me vranësira të shpeshta, por nuk priten reshje në territor.

Temperaturat e ajrit shënojnë maksimalisht 19.9°C në zonat Jugperëndimore.

Por pas ditëve të ngrohta meteorologët parashikojnë ulje temperaturash me 2-3 gradë Celcius nga dita e nesërme.

Zëvendësimi i masave të ngrohta me ato të lagështa që vijnë nga Atlantiku, do të sjellin të enjten ulje të ndjeshme të temperaturave, reshje intensive shiu dhe dëborë kryesisht në zonën verilindore dhe juglindore të vendit.

Ulja e temperaturave në gjysmën e dytë të javës do të shoqërohet edhe një erë intensive. Të shtunën parashikohet ndërprerje e reshjeve dhe një rritje e lehtë e temperaturave, por ky përmirësim i kushteve të motit nuk do të zgjasë shumë, pasi të dielën moti i vranët dhe reshjet do të rikthehen përsëri. /noa.al/