Transmetuar më 08-01-2018, 19:14
Publicitet

Një shtetas nga Kosova, dyshohet se është autor i vrasjes së dy femrave, në Zvicër, njëra prej të cilave është bashkëshortja e tij.hausen5_1515419468-2604065

Policia gjeti pa shenja jete dy gra, në Hausen, Kantoni Aargau, dhe menjëherë kanë nisur hetimet për ngjarjen në fjalë.Për këtë, një 54-vjeçar nga Kosova është ndaluar nga autoritetet, pasi dyshohet se është ai autori i ngjarjes, thonë mediat në Zvicër.

Një prej viktimave është bashkëshortja e tij, e moshës 38 vjeç me inicialet A.B. Trupat e viktimave u gjetën të pajeta në apartament.Policia ka nisur hetimet për të mësuar rreth arsyeve që e çuan shqiptarin nga Kosova të kryente këtë ngjarje të rëndë.“Dyshimet shkojnë në drejtim të një ngjarjeje që ka të bëjë me marrëdhënie familjare. Dyshohet se viktimat dhe vrasësi janë në lidhje familjare mes tyre”, ka thënë zëdhënësja. /k.k/noa.al/