Transmetuar më 08-01-2018, 17:59

Një gjykatë në Portsmuth të Britanisë së Madhe, ka dënuar me 11 vite burg dy motra, të cilat trafikonin shqiptarë drejt Anglisë.

Trafikimi bëhej përmes Portit të Bilbaos, për të mbërritur më pas në Britaninë e madhe, shkruan Daily Mail.

Bëhet fjalë për motrat Alison dhe Fabiola Alman, të cilat u ndaluan në 4 tetor të vitit që sapo lamë pas.

Në atë kohë, në automjetin e tyre u zbuluan 7 shqiptarë të fshehur, të cilët do të kalonin për në Angli.

Autoritetet zbuluan shqiptarët, pas erës së rëndë që vinte brenda në mjetin e drejtuar nga dy motrat e akuzuara.

Ato u kishin kërkuar shqiptarëve një shumë prej 12 mijë paundësh, për t’i kaluar nga Spanja në drejtim të Britanisë.

Gjykata ka vendosur të dënojë me 6 vite burg Alison dhe me 5 vite burg motrën tjetër Fabiola Alman për trafik klandestinesh. Ndërkohë, shqiptarët pritet të riatdhesohen në Shqipëri. /k.k/noa.al/