Transmetuar më 08-01-2018, 16:57

Ai po lufton me jetën, dhe sot, në ditët më të vështira, kërkon ndihmën e qytetatarëve që të solidarizohen dhe të kontribuojnë financiarisht.

Bëhet fjalë për një të ri, nga Tërpeza e Vitisë, në Kosovë.

Valmir Limani, ndodhet i shtruar në Klinikën e Hematologjisë në Prishtinë. Për fat të keq, gjendja shëndetësore e 18-vjeçarit është shumë e rëndë.

Ai po vuan nga sëmundja e leuçemisë, çka e bën që të qëndrojë në shtrat.

Kurimi i kësaj sëmundjeje nuk është i mundur në Kosovë. Ndërkaq, familja e tij nuk ka mundësi financiare ta dërgojnë për trajtim në Turqi.

Ndërhyrja ka një kosto prej 85 mijë eurosh, ndaj edhe familjarët e të riut sot, më shumë se kurrë, kërkojnë ndihmen e të gjithëve. /k.k/noa.al/