Transmetuar më 08-01-2018, 16:40

Është telefoni më i vogël në botë dhe do të dalë në shitje gjatë vitit 2018. I lehtë sa një monedhë, Tiny produkt i kompanisë “Zanco” peshon 13 gramë.

Ka një gjatësi prej 5 centimetrash dhe gjerësi prej 2 cm. Për prodhimin e tij, kompania lançoi një fushatë për mbledhje fondesh në platformën ‘Kickstarter’, duke arritur të sigurojë në pak kohë 100 mijë euro, kur synimi fillestar ishte 28 mijë.

Telefoni funksionin njëlloj si rrjetet e vogla 2G, por do të varet nga vendi ku do përdoret.

Tiny, siç shkruan Noa.al, mund të përmbajë 300 numra, mund të dërgojë 50 sms dhe të ruajë në listën e telefonatave të fundit, 50 thirrje.

Bateria e këtij telefoni zgjat 3 ditë në gjendje pasive dhe 3 orë nëse përdoret për biseda pa pushim.

Ky telefon pritet të dalë në treg në maj të vitit 2018 dhe kostoja e tij pritet të jetë rreth 39 euro. /a.y/noa.al