Transmetuar më 08-01-2018, 16:10

Mish, derr i egër dhe peshq, u sekuestruan në dy restorante të njohur dhe shumë të frekuentuar nga klientët. Është kjo ajo që u zbulua nga policia italiane në provincën e Latina.

Policia sekuestroi 450 kilogramë produkte të ndryshme, si mish dhe produkte të tjera gastronomike, pasi nuk kishin dokumentacionin që të tregonte origjinën e produktit.

Një restorant i njohur në komunën e Maenza u vu nën kontroll, ku u sekuestruan 100 kilogramë produkte ushqimore, mes tyre mish dhe peshk.

Më tej policia ushtroi kontroll edhe në Latina, ku u gjetën ushqime në mungesë të kushteve higjienike, të cilat iu shërbeheshin klientëve normalisht, shkruan noa.al.

Nga veprimet e autoriteteve dhe nga Ministria e Shëndetësisë, rezultoi se ushqimet nuk garantonin sigurinë ushqimore duke rrezikuar klientët, çka çoi në pezullimin e menjëhershëm të aktivitetit të tyre. /a.y/noa.al