Transmetuar më 08-01-2018, 13:24

Fitoi 1 milion euro në lotari, por befason me deklaratën e tij. Fituesi i Lotteria Italia, është Biagio Vigna, një 60-vjeçar italian i cili punon në një parking. E bleu biletën fituese në një biletari në Gradin di via Trento.

“Ndodhesha në parkingun e një diskoteke ku ndihmoj të rinjtë për të gjetur vend. Më pas më thanë se një biletë e lotarisë ishte shitur në Pinerolo. Pashë numrin dhe ishte i imi. Për pak sa s’më ra infarkt”, tha Vigna për mediat vendase.

Ai tregoi se biletën e kishte blerë për të bijën për t’ia bërë dhuratë.

“Në fakt është e saja. Edhe ajo kur pa biletën erdhi të më merrte dhe më pyeti se çfarë të bënte. I thashë është e jotja, bëj ç’të duash. Janë shumë para për mua nuk i dua”, deklaroi 60-vjeçari, shkruan noa.al.

Më tej ai shtoi se e bija është e re dhe mund ti shpenzoj si të dojë, pasi ai e ka bërë jetën e tij. /a.y/noa.al