Transmetuar më 08-01-2018, 12:25

Verilindja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej thuajse një jave është përfshirë nga i ftohti i acartë, i shoqëruar me borë dhe akull.

Nga kalimi i “Cyclone bomb” (Cikloni bombë), temperaturat kanë zbritur deri në -50 gradë celsius.

Transporti deri të dielën ka qenë në kaos, duke u anuluar me mijëra fluturime.

Aktualisht dy aeroportet më në vështirësi siç raporton noa.al janë Jfk i New York dhe ai Charleston në Karolinën e Jugut.

Në këto aeroporte vijojnë anulimet dhe vonesat në fluturim. Në fotogaleri gjeni edhe pamje nga i ftohti i acartë. /a.y/noa.al