Transmetuar më 08-01-2018, 09:09

Një hajdut i armatosur e ka pësuar keq ndërsa tentoi të vjedhë një dyqan në Houston të Teksasit.

Ndërsa John Bell u fut brenda dhe shkoi drejt kasës për të marrë lekët, mbeti i mbyllur brenda. Ishte punonjësi i dyqanit që u tregua i shkathët duke e mbyllur brenda.

Ky episod qesharak tregohet përmes filmimeve në një dyqan nga kamerat e sigurisë.

Ndërsa të gjithë dalin ai shkon te kasa dhe përpiqet të kërkojë para dhe gjëra me vlerë për t'i marrë me vete, por dera mbeti e mbyllur.

22-vjeçari tentoi disa herë që të hapte derën por e kishte të pamundur derisa u ul në gjunjë duke iu lutur punonjësit që ti hapte derën.

Por ai mbeti brenda derisa policia erdhi dhe e arrestoi. 22 vjeçari kishte grabitur në të njëjtin dyqan edhe pak ditë më parë duke marrë prej andej 2 mijë dollarë dhe disa celularë. /b.l/noa.al./