Transmetuar më 08-01-2018, 08:03

Një operacion i rrallë, madje i pari në Kosovë është realizuar nga disa doktorë së fundmi.

Ky operacion ka të bëjë me heqjen e plumbit nga kraharori, plumb i cili gjendej afër zemrës së një të riu 20 vjeç.

Doktor Salih Krasniqi, përmes një postimi në Facebook i ka treguar edhe fotografitë se si është realizuar operacioni.

E veçanta e këtij operacioni është se ai është bërë pa u prerë fare kraharori dhe ka zgjatur vetëm 19 minuta.

“Operacion i rrallë dhe për herë të parë në Kosovë. Heja e predhës (plumbit nga kraharori i majtë afër zemrës me metodën VATS (pa hapje të kraharorit) te një djalë 20 vjeçar. Operimi ka zgjatur 19 minuta.

EkipI operatorë: Dr.Salih Krasniqi , dr. Saud Maliqi, dr. Fitim Selimi . Dr. Shqiptar Demaqi dhe dr.Arsim Latifaj”, shkruan një prej mjekëve.