Transmetuar më 07-01-2018, 21:59

Koka e presidentit amerikan, për një femër në SHBA, vlen jo më shumë se njëzet mijë dollarë.

Me këtë vlerësim monetar, Andrea Hudson, një shtetase amerikane mjaft aktive në rrjetet sociale, me dhjetëra mijë ndjekës në Twitter, ka bërë thirrje publike që ta vrasin Donald Trampin.

“Ndyrësirë, kam në dispozicion 20 mijë dollarë, për këdo që të vrasë *ythën tënde”, – thotë Hudson, citon noa.al duke iu referuar publikimeve në Twitter që jua sjell bashkë me këtë raport.

Pak orë më vonë, rrjeti social Twitter ndërhyri në llogarinë personale të Andrea Hudson duke ia pezulluar. /noa.al/