Transmetuar më 07-01-2018, 21:09

Pas një 2017-te me ulje dhe ngritje, me pak gola të shënuar dhe shumë polemika për rendimentin e tij, edhe viti i ri nuk ka filluar mirë për Karim Benzema. Në fillim ka ardhur dëmtimi që do ta mbajë larg fushave për disa javë, më pas zërat në lidhje me një largim të mundshëm nga Real Madrid dhe, tani, sulmuesi ka përfunduar në syrin e ciklonit për shkak të disa imazheve të postuara në Instagram.

Francezi ka postuar në rrjetin social dy fotografi, në të cilat shfaqet duke luajtur me dy fëmijët e tij dhe një këlysh tigri. Këto imazhe kanë shkaktuar reagimin e animalistëve, të cilët janë indinjuar për sjelljen e Karim, i cili e ka përdorur tigrin e vogël si një lodër për fëmijët e tij.

Mes reagimeve të shumta, sikundër citon Telesport, ka qenë edhe ai i animalistes së njohur Laurence Parisot, e cila i ka drejtuar një seri pyetjesh lojtarit në Twitter:

“I dashur Benzema, a mund të më shpjegosh nga vjen ky tigër? Ku është mamaja e tij? Çfarë mendon të bësh? Nuk mendon se do të ishte më i lumtur në ambientin e tij natyral?”.

Benzema nuk ka humbur kohë dhe është përgjigjur: “E dashur zonjë, ndoshta duhet të informoheni para se të mbani qëndrime të caktuara, gjithmonë nëse nuk po e përdorni këtë çështje për ambiciet tuaja personale”.

A post shared by Karim Benzema (@karimbenzema) on