Transmetuar më 07-01-2018, 16:10

Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të Europës po përballen me të ftohtë arktik, ndryshe po ndodh në Australi.

Njerëzit në Sidney po përballen me temperaturat më të larta në 79 vite.

Mësohet se temperatura në Australi ka shënuar 47.3 gradë celsius.

Zyrtarët janë detyruar që të nxjerrin masa paralajmëruese nga zjarret, të cilat jepen zakonisht gjatë verës përvëluese të Australisë.

Ndërkaq flakët kane shkatërruar tashmë disa prona në Shtetin e Victorias dhe në Australinë jugore.

Sipas ekspertëve temperaturat e tokës dhe të detit janë prekur nga ndryshimet klimatike, duke çuar në kushte më ekstreme të motit./a.k/noa.al/