Transmetuar më 07-01-2018, 15:14

Tiranë, NOA.al- Kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë motin në territor, vranësirat më të shpeshta do të ketë në veri dhe qendër. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar; kushte që mbeten prezent edhe gjatë orëve të natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sërish do të rriten në të dy ekstremumet termike ditore, më e ndjeshme në mesditë kur maksimumi territorial do të ngjitet mbi 18°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi Jugor dhe Juglindor ndërsa në det, vijon dallgëzimi 2-3 ballë.

Europa

Vijon dominimi i kthjellimeve në pjesën më të madhe të kontinentit Europian.

Por gadishulli Iberik dhe pjesa më e madhe e pellgut Mesdhetar paraqiten me vranësira të shpeshta dhe reshje të herë pas hershme të shiut. Problematike situata paraqitet në zonën e Alpeve Europiane ku vranësirat dhe reshje të konsiderueshme dëbore dominojnë motin gjatë gjithë ditës së hënë. /a.y/noa.al