Transmetuar më 07-01-2018, 13:36

Në këto ditë dimri ku luhatjet e tempraturave, janë burimi kryesor i virozave të shpeshta tek fëmijet por dhe tek të rriturit, mirë do të ishte të kujdeseshim pak më shumë për të përforcuar imunitetin.

Dietologia e njohur Viktoria Naço rendit disa këshilla të cilat duhet ti mbani parashysh.

b-katoren- Përforcon imunitetin tonë duke shkatërruar qelizat e infektuara nga viroza të ndryshme. Ushqimet që përmbajnë beta karoten, përveç karrotës janë edhe të gjitha perimet me gjethe jeshile si spinaq, sallata jeshile, brokoli etj…

Vitaminë C– Vitamina C përforcon imunitetin tonë duke ndihmuar në prodhimin e qelizave të bardha të gjakut dhe të anti-viraleve. Burimet kryesore janë frutat por dhe perimet e freskëta, përqindje më të lartë kanë agumet si portokalli, limoni, mandarina por edhe kivi, speci i kuq majdanozi, brokoli, lulelakra etj..

Vitaminë E- Gjithashtu dhe vitamina E, stimulon prodhimin e qelizave të sistemit limfoid dhe imunitar. Burimet e vitaminës E janë vaji i ullirit, avokado, frutat e thata si arra, bajamet, farat e lulediellit etj..

Zink Zinku ka një rol të veçantë në sistemin imunitar pasi ndihmon për të rigjeneruar plagët dhe indet e dëmtuara. Ushqime të pasura me zink janë fasulet, arrat,vezët, mishi i pulës por edhe ai i viçit, si edhe prodhime të detit si karkalecat, midhjet etj.

Uji natyral– Çdo qenie e gjallë pa praninë e oksigjenit dhe të ujit nuk do të ishte e gjallë. Çdo sistem i trupit tonë funksion më mirë në praninë e likideve pasi nën praninë e tij nëpërmjet neurotransmetuesve fillon dhe kundërveprimi dhe formimi i qelizave limfoide dhe imunitare! /a.y/noa.al