Transmetuar më 07-01-2018, 13:23

Pati një ide të çuditshme që të stamponte në fashën që vendoste në kokë në sallën e operimit, emrin e tij. Në fillim kolegët e tallën, por më tej zgjedhja e mjekut anestezist australian, u bë një model i vërtetë për tu ndjekur.

Rob Hackett punon në spitale të ndryshme të Sidnei, ku në sallën e operimit punon me dhjetëra persona të ndryshëm. Të kujtojë emra apo pozicionin e tyre, sidomos kur duhet të operojë me urgjencë dhe teksa fytyra është thuajse e mbuluar, rezulton shumë e vështirë, duke qenë se koordinon me ekipe të ndryshme, në varësi të rasteve.

Për këtë arsye vendosi që të shkruajë emrin dhe pozicionin e tij në fashën që mbante mbi kokë dhe me kalimin e kohës, shumë nga kolegët e tij, ndoqën të njëjtin shembull.

Historia e Rob, uu tregua nga Daily Mail, ku mjeku tha, “Një herë në sallën e operimit ishim rreth 20 persona, u krijua shumë konfuzion mes personelit të spitalit dhe mbajtja mend e emrave të secilit ishte shumë e vështirë”.

Sipas tij, ky detaj i vogël mund të përmirësojë sistemin shëndetësor dhe të garantojë që pacienti të jetë në duar të sigurta, shkruan noa.al.

Tashmë edhe përtej kufijve australianë, mes mjekëve të ndryshëm, po përhapet metoda e përdorur nga Rob. /a.y/noa.al