Transmetuar më 07-01-2018, 12:50
Publicitet

Një deklaratë e papritur dhe provokuese erdhi gjatë ditës së sotme, teksa festohen Kristhlindjet ortodokse.

Prifti malazez i Kishës së Vrakës në Shkodër, Radomir Niçkeviç, pas mbajtjes së meshës për besimtarët e pakicës serbe dhe malazeze bëri deklaratën e papritur.

Ai tha se se e vlerëson ligjin e miratuar nga parlamenti shqiptar per minoritetet, por deklaroi se “Kosova është një vend i shenjtë i Serbisë”.

Nikeviç shtoi më tej se Serbia ka shumë kisha dhe vende të shenjta në Kosovë.

Por po ashtu ai bëri thirrje për të jetuar në harmoni duke deklaruar se Ballkani është një vend i bekuar nga Zoti. /a.y/noa.al