Transmetuar më 07-01-2018, 11:30
Zonat bregdetare në Massachusetts, pranë Boston, u përfshinë nga një stuhi e acartë që përfshiu gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në qytezën e Revere, jo shumë larg Boston, u krijua një pamje e ngjashme si në arktik.
Disa mjete u bllokuan mes akullit, për shkak se uji i oqeanit mbuloi rrugët, ku me zbritjen e temperaturave nën zero ngriu gjithçka.
Pamjet që noa.al sjell në videon më poshtë po bëjnë xhiron e botës duke u përhapur me shpejtësi.
Gjithë skena u filmua në 4 janar dhe u publikua në rrjetet sociale. /a.y/noa.al