Transmetuar më 07-01-2018, 10:05

“Nuk jam inteligjent, jam gjeni!” Janë këto fjalët e postuara në Twitter nga Presidenti amerikan Donald Trump, si përgjigje kundër përmbajtjes së librit të Michael Wolff, sipas të cilit, i gjithë stafi i kreut të Shtëpisë së Bardhë, e cilëson “idiot”.

“Kam kaluar nga të qenit një biznesmen i suksesshëm, në një personazh të famshëm televiziv deri sa u bëra President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, qysh në tentativën e parë. Besoj se kjo më karakterizon jo si një njeri inteligjent, por si një gjeni”, shkroi Trump.

Gjatë një konference për mediat në Camp David, numri një i Shtëpisë së Bardhë, e cilësoi librin e Wolff si një “vepër të sajuar”, duke deklaruar se nuk e ka takuar kurrë autorin.

Trump, siç shkruan noa.al, shtoi më tej, se nuk ka asnjë pishman në zgjedhjet e bëra për administratën e tij, “Gjithë zgjedhjet që kam bërë, janë të drejta 100%”.

Ai deklaroi në vijim se gjatë gjithë jetës së tij, cilësia më e mira që ka pasur, ka qenë stabiliteti mendor dhe të qenit vërtetë inteligjent. /a.y/noa.al