Transmetuar më 06-01-2018, 22:24

Nga Mero Baze

100 ditëshi i parë i qeverisë duket se është marrë peng nga reforma e thellë stukturore që kryeministri Edi Rama i bëri kabinetit të tij të dytë. Ndryshimi drastik i strukturës së qeverisë, bashkimi dhe shkrirja e disa ministrive, krijimi i superministrive dhe një sër stukturash poshtë tyre, janë ende një process që nuk ka zënë vend.

Ndryshimet nuk janë argumentuar kurrë në mënyrë politike, por nga të gjithë është marrë e mirëqenë ideja, se ka dash të shmang nga drejitmi i punëve shumë ish zyrtar të LSI që mbajn poste kyçe.

Dhe kjo duket se po jep koston e saj. Shumica e drejtorive të rëndësishme në ministri janë ende të paplotësuara apo jo funksionale, për këtë shkak, ndërsa përplasjet që ka ligji i shërbimit civil me stukturën e re, e rrisin edhe dhe më shumë shkallën e vështirësisë.

Praktikisht qeveria ka humbur shumë kohë dhe energji për këtë stukturim të ri, aq sa prej prillit të vitit të shkuar shteti duket se vazhdon të qeveriset për inerci, por nuk ka asnjë impuls të ri, por vetëm fushata qeverisëse siç po duket në horizont fushata për ujin e pijshëm.

Ndryshe nga mandati i parë, ku në gjashtë muajtë e parë ishin hedhur hapat e disa reformave të thella që u realizuan, siç ishte ajo territoriale, e pensioneve, e arsimit dhe ajo në shëndetësi, në këtë mandat ndjehet ngërçi që ka administrata për të zënë vendin e saj të punës dhe për të vazhduar më tej.

Edhe vetë brenda transformimit të administratës ka probleme të forta politike dhe konceptuale. Edi Rama është partizan i idesë së mbajtjes larg të njerëzve militantë të Partisë Socialiste nga “tepsia” e pushtetit, dhe në parim nuk e ka keq, por ata që po përfitojnë në shumë raste, nuk janë as specialst dhe as socialist, por njerëz që përdorin arjen që egziston mes parimeve që shet Edi Rama dhe ata që shesin vende pune.

Dhe gjithë ngërçi preket lehtë, tek aktet nënligjore dhe produkti që po jep administrata. Me këto ndryshime të forta që janë bërë në adminsitratë, lista e ligjeve dhe akteve nënligjore për ndryshim, duhet të kishte mbytur parlamentin e Shqipërisë dhe mbledhjet e qeverisë, por në fakt nëse shikon shifrat, duket sikur qeveria nuk ka asnjë hall dhe parlamenti asnjë punë. Disa nga reformat e mëdha të qeverisë, veçanërisht ajo në arsim, akoma nuk është kompletuar me akte nënligjore, projekti i madh i PPP, që filloi me Rrugën e Arbërit, ende nuk ka dhënë produktin e parë, dmth nuk është lidhur kontrata e pare, ndërkohë që nuk ka akoma një plan publik për prioritetet e projekteve të tjera.

Fushatat si kjo e Ujit ajo e dritave, apo e thertoreve dhe bulmetit, janë aksione që përdorin forcën e shtetit, dhe forcojnë dispilinën, por nuk janë efekte që vijnë nga qeverisja efiçente, por fushata që duan të ngulisin rregulla të duhura përmes represionit.

Puna e vërtetë e qeverisë është ajo kur qeveria e “kap lepurin me qere”, përmes një stukurimi eficent afatgjatë që prodhon ligje dhe rregulla të zbatueshme. Dhe kur në qeveri nuk shkojnë shkresa për firmë, apo në parlament nuk shkojnë ligje për tu miratuar, është tregues se adminsitrata është në ngërç dhe akoma nuk ka filluar punë.

Një palë që presin të ikin ngaqë kanë dëgjuar se do iki tepsia, dhe një palë që presin të ulen në karrike se mendojnë se është e tyre tepsia, në fakt ka prodhuar këto 100 ditët e para një adminsitratë që i vjen rrotull tepsisë, as duke e ngrënë, as duke e lënë, por thjeshtë duke e parë.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al