Transmetuar më 06-01-2018, 18:52

Një 21-vjeçar nga Shqipëria ka humbur jetën tragjikisht në një aksident rrugor, në Itali.

Ngjarja e rëndë është shënuar paraditen e sotme, në autostradën “469”, në Sarnico të Italisë.Incidente a Sarnico

Në këtë aksident u përfshinë dy automjete, të cilat u përlasën kokë më kokë. Mediat vendase shkruajnë se i riu nga Shqipëria jetonte prej vitesh në Breshia.

21-vjeçari po udhëtonte i vetëm, me një makinë “Citroen”, dhe më pas u përplas me një automjet tip”Skoda”.

Makina tjetër drejtohej nga një 63-vjeçar italian, dhe pasagjerë në të ishin prindërit e tij, përkatësisht 90 dhe 87 vjeç.

E ëma 87-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar me helikopter në spital. Ndërsa 90-vjeçari dhe 63-vjeçari janë jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht dëmtimeve të marra. Policia ka nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e aksidentit. /k.k/noa.al/