Transmetuar më 06-01-2018, 16:23
Kjo pamje ka mbetur pas nga aksidenti i frikshëm në Greqi, i cili vrau çiftin shqiptar dhe plagosi vajzën e tyre të mitur.
Siç shihet edhe nga pamjet, makina është bërë copë-copë, duke u shtypur nga të gjitha anët.
Duket qartë që përplasja ka qenë e fortë, ku shfaqen edhe airbag-ët e hapur, por që nuk i shpëtuan nga vdekja të rinjtë bashkëshortë.
Drejtuesi i makinës humbi kontrollin dhe automjeti u përplas me pjesën metalike anës rrugës duke i marrë jetën çiftit shqiptar.
Nuk dihet identiteti i tyre dhe as shkaqet e kësaj ngjarjeje tronditëse. /k.k/noa.al/