Transmetuar më 06-01-2018, 15:57

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një çifti nga Shqipëria, si dhe ka plagosur vajzën e tyre të mitur.

Ngjarja tronditëse u regjistrua sot, në aksin rural Xorterou-Koimisis në Seres të Greqisë, ku kanë humbur jetën dy shqiptarë.

Mësohet se automjeti ku udhëtonte familja nag Shqipëria, humbi kontrollin dhe u përlas me forcë me barrierat anës rrugës.

Goditja rezultoi fatale për burrin dhe gruan, 35 dhe 25 vjeç. të cilët ndërruan jetë.Në makinë ndodhej edhe vajza e tyre e mitur, cila ka mbetur e plagosur.

Për fat të mirë, ajo ka marrë vetëm disa plagë të lehta. Mbeten të paqarta arsyet e aksidentit fatal. Nuk dihet ende identiteti i tyre /k.k/noa.al/

Foto ilustruese