Transmetuar më 06-01-2018, 15:11

Mediat italiane kanë publikuar emrat e dy shqiptarëve, të cilët u arrestuan pasi akuzohen se vranë një grua marokene. Sipas Tg.com, ata janë Agim Ajdinaj, 51 vjeç, dhe Lisand Ruzhdija, 27 vjeç.

 Mësohet se gruaja e vrarë bashkëjetonte me 51-vjeçarin, ndërsa jetonte prej 20 vitesh në Verona të Italisë. 

Ndërkohë, i riu 27-vjeçar është nipi i Agim Ajdinajt. 

Ky i fundit akuzohet se ka vrarë dhe bërë copa-copa me një sharrë trupin e bashkëjetueses, ndërsa nipi e ka ndihmuar për ta copëtuar trupin e për ta fshehur kufomën në fshatin Valeggio të Veronës. 

Marokenia punonte si kujdestare, por edhe pastruese në vende të ndryshme. /k.k/noa.al/