Transmetuar më 06-01-2018, 14:44

Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë motin në të gjithë vendin, më të shpeshta vranësirat paraqiten në zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, vranësira më të shpeshta do të ketë në zonat Veriore dhe Verilindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë orëve të para të ditës por rritje të lehtë do të pësojnë vlerat termike të mesditës.

Era do të vijojë të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi permanent jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 2- 3 ballë.

Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian dominohet nga kthjellime e vranësira kalimtare, më të dukshme kthjellimet paraqiten në Europën Juglindore.

Ndërsa gadishulli Iberik dhe Mesdheu Perëndimor mbeten me vranësira të dendura të cilat do të shoqërohen me rrebeshe të shkurtra shiu e stuhi ere.

Me vranësira të dendura por reshje të pakta dëbore paraqitet zona e Alpeve Europiane si dhe Verilindja e Europës. /b.l/noa.al/