Transmetuar më 06-01-2018, 14:37

Kujtojmë se Antonio Conte mori një pezullim katërmujor, ndërsa drejtonte Juventusin në sezonin 2012-2013, i akuzuar dhe ndëshkuar se kishte dështuar të raportonte ndeshjet e dyshimta në klubin e tij të mëparshëm, Siena.

Në vitin 2016, trajneri italian u pastrua nga një gjykatë për çdo veprim të gabuar, në këtë çështje. Komentet e Mourinhos erdhën pasi Conte kishte akuzuar portugezin për harresën e të kaluarës së tij.

Conte kishte reaguar me zemërim këtë javë në pohimin e Mourinhos se ai nuk kishte nevojë të vepronte si një “klloun” në fushën e tij teknike.

“Unë mendoj se ai duhet ta shohë veten në të kaluarën, ndoshta ishte duke folur për veten në të kaluarën”. Duke folur pas ndeshjes së raundit të dytë të “FA Cup”, ndaj Derby, Mourinho tha se komenti “klloun” nuk i ishte drejtuar Contes, shkruantelesport.

Por, ai shtoi: “E vetmja gjë që dua të them, për t’i dhënë fund historisë, është se po: kam bërë gabime në të kaluarën, në anën e fushës. Po, do të bëj më pak, por mendoj se do të bëj disa. Ajo që kurrë nuk më ka ndodhur dhe nuk do të më ndodhë, është pezullimi për trukime ndeshjesh. Kjo nuk më ka ndodhur kurrë dhe nuk do të më ndodhë asnjëherë”.