Transmetuar më 06-01-2018, 13:22

Fëmijët janë kaq të pafajshëm dhe gjithçka që ata bëjnë në jetën e tyre është po aq e sinqertë, edhe kur bëhet fjalë për një përqafim.

Një video e cila ka pushtuar internetin shfaq katër vogëlushe, motra të cilat kanë zgjedhur që në mbrëmjen e Krishtlindjeve të shkëmbejnë përqafime me njëra tjetrën.

Ato janë katërnjaket nga Kandaja të cilat quhen Abigail, Emily, Grace dhe McKayla.

Kanë qenë prindwrit e tyre Tim dhe Bethany Webbs, të cilët kanë kapur këtë moment kaq të bukur të vitit dhe e kanë ndarë atë në Facebook si pjesë nga urimi i tyre.

Videoja e postuar në Internet është bërë menjëherë virale duke arritur 200 mijë shikime brenda një kohe të shkurtër, kjo për shkak të dashurisë që vogëlushet falin./b.l/noa.al/