Transmetuar më 06-01-2018, 11:52

Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane pasi po hetohen për vrasjen e një gruaje marokene.

46 vjeçarja e identifikuar si Kadija Bencheikh është gjetur e masakruar copa- copa më 30 dhjetor në një ullishte afër Venetos, Itali.

Mesa duket gruaja marokene kishte njohje me dy shqiptarët pasi edhe bashkëjetuesi i saj ishte një shqiptar.

Karabinierët specifikojnë se hetimet e mëtejshme janë ende në proces, në pritje të seancës gjyqësore.

Hetimi po udhëhiqet nga prokurori Giovanni Pascucci, ku pritet vlerësimi i masës së arrestit për shqiptarët e dyshuar për vrasjen e gruas që u gjet copëtuar./b.l/noa.al/