Transmetuar më 05-01-2018, 22:06

Ajo do të jetë  e para "eko-xhami" e Evropës, dhe po ndërtohet në Mill Road.

Xhamia ende është në ndërtim e sipër, dhe publiku do të duhet të përgatitet për turneun, i cili është pjesë e një skeme për të hapur dyert e shtëpive me energji të ulët, në/dhe përreth Kembrixhit.

Faza e dytë e ndërtimit do të jetë kulmi dhe  xhamia do të përurohet  në muajin nëntor 2018.

Xhamia është vendosur të jetë e pajisur me një zonë të posaçme për nëna dhe fëmijë dhe me një dhomë trajtimi për gratë për terapitë natyrore.

Ajo gjithashtu mund të përfshijë një strukturë për funerale islame, një kafiteri,  një shkollë  Kur’anore për fëmijët, dhe një kopësht për banorët.

Do të ketë një gjenerator me energji diellore në çati, objekte të riciklimit të ujit, pompa me ujë të nxehtë dhe ventilim.

Në një deklaratë nga Projekti i Xhamisë së Kembrixhit thuhet:

"Xhamia e Kembrixhit do t’i përkushtojë  mirëqenies shpirtërore dhe shoqërore rreth 6 mijë muslimanëve të qytetit. 

Dizajni i përgjithshëm për këtë faqe është zhvilluar nga koncepti i një oazi të qetë”.

 Deri në 1000 njerëz mund të tubohen aty.

"Tim Winter, kryetar i Trustit të Xhamisë së Kembrixhit, tha se xhamia e Kembrixhit do të jetë Eko-Xhamia e parë e Evropës, dhe një ndërtesë e vërtetë historike për qytetin e Kembrixhit dhe banorët e tij. /k.k/noa.al/